
Armando Broja bëri debutimin e tij zyrtar për sezonin 2025-26 me ekipin e ri, Burnley.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u rreshtua titullar në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Derby County dhe tregoi menjëherë ndikimin e tij.
Që në minutën e katërt, Broja, me prekjet e para, bëri diferencën.
Ai mori topin në zonë, shmangu mbrojtësit dhe pasoi për Ramsey, i cili me një gjuajtje të shpejtë shënoi golin e avantazhit për Burnley, duke e falënderuar Brojën për asistin.
Broja luajti 63 minuta pozitive, duke kërkuar të ritmeronte kondicionin e tij fizik për ndeshjet e shtatorit me Shqipërinë të Sylvinhos: miqësoren ndaj Gibraltarit dhe sfidën vendimtare kundër Letonisë.