Xhandarmëria e Bukureshtit ka njoftuar masa të rrepta sigurie për ndeshjen FCSB – Drita, e cila do të zhvillohet të enjten në “Arena Nationala”, nga ora 20:30.
Spektatorët do të kontrollohen rigorozisht nga forcat e rendit dhe kompanitë e sigurisë, për të parandaluar futjen e mjeteve piroteknike dhe objekteve të ndaluara, raportojnë mediat rumune.
Gjithashtu, do të kontrollohen edhe automjetet, përcjellë “Kërlaçki”.
Mbështetësit e Dritës janë këshilluar të shmangin rrugët e përdorura nga tifozët e FCSB-së.
Xhandarmëria ka paralajmëruar për dënime në rast të shfaqjes së simboleve fashiste, raciste apo ksenofobe, sipas ligjit rumun.
Drita ka njoftuar se nuk do të ketë tifozë në stadium dhe i ka rekomanduar FCSB-së të veprojë njësoj për ndeshjen e kthimit më 14 gusht në Prishtinë.
FCSB pret rreth 15 mijë tifozë në ndeshjen e parë.