hajrulla Çeku

Hajrulla Çeku

Ministri i Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku, ka publikuar disa fotografi nga vizita e tij në Mitrovicë, duke theksuar përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030.

Ai ka konfirmuar se Mitrovica do të jetë një nga qytetet mikpritëse të këtij eventi të madh sportiv.

“Vazhdojmë me përkushtim e seriozitet të zbatojmë planin investiv të Lojërave, për një organizim të shkëlqyer,” ka shkruar ministri në postimin e tij.

Ai ka nënvizuar rëndësinë e krijimit të infrastrukturës moderne për të siguruar një eksperiencë të nivelit ndërkombëtar për sportistët dhe tifozët.

Gjatë vizitës, ministri dhe kryetari i sapozgjedhur i Mitrovicës, Faton Peci, kanë inspektuar nga afër punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari”. Ky impiant do të shërbejë si shtëpia e dytë e ekipit kombëtar të Kosovës dhe do të jetë një pikë referimi për zhvillimin e sportit në rajon.

Investimi në stadium dhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 tregojnë angazhimin e institucioneve kosovare për të rritur standardet sportive dhe për të afirmuar vendin në arenën ndërkombëtare.

adem jashari
Adem Jashari
adem jashari
Adem Jashari