Çfarë i duhet Shkëndijës të martën që ta mposht Qarabagun – tregon trajneri Jeton Beqiri

Jeton Beqiri, Shkëndija

Shkëndija e Tetovës është gati për rrugëtimin vendimtar në Ligën e Kampionëve, ku më 12 gusht në stadiumin “Tofiq Bahramov” në Baku do të zhvillohet ndeshja e kthimit e raundit të tretë kualifikues kundër Qarabagut.

Pas humbjes minimale në Tetovë (0-1), kuqezinjtë do të kërkojnë përmbysjen e rezultatit përballë një rivali të fortë dhe me përvojë, ndërsa trajneri Jeton Beqiri ka paralajmëruar një qasje më sulmuese.

Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri, në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes deklaroi se ekipi shqiptar do të tentojë të shënojë gol.

jeton beqiri shkëndija

“Pres një ndeshje të vështirë. Qarabagu është një ekip i fortë dhe me përvojë. Do të japim maksimumin dhe do të përpiqemi të shënojmë gol”.

“Në ndeshjen e kthimit do të jemi më agresivë dhe më të orientuar drejt sulmit. Qarabagu kishte një ditë më shumë pushim se ne, ndërsa udhëtimet na lodhën. Por besoj se për ndeshjen e nesërme do të kemi mjaftueshëm forcë, pavarësisht nëse loja shkon në shtesë.”