
Club Brugge dhe KRC Genk do të përballen sot prej orës 18:30 në kuadër të javës së parë të Jupiler Pro League, kampionatit elitar belg.
Bie në sy mungesa e Ardon Jasharit, i cili nuk do të jetë në dispozicion të Brugge as në këtë sfidë, pas mungesës edhe në finalen e Superkupës ndaj Union Saint-Gilloise.
Mediat belge raportojnë se mesfushori shqiptar është gjithnjë e më pranë transferimit te AC Milan. Klubi italian ka rritur ofertën për Jasharin dhe është pranë marrëveshjes.

Club Brugge pritet të përfitojë deri në 37 milionë euro nga shitja, duke e çuar Jasharin drejt rekordit historik të transferimeve në Belgjikë.
Rekordi aktual mbahet nga Charles De Ketelaere, i cili kaloi po te Milani për 37.5 milionë euro në vitin 2022.