
Antonio Conte përjetoi disfatën më të thellë në karrierën e tij si trajner, pas humbjes kundër PSV, 6-2!
Asnjëherë më parë skuadra e tij nuk kishte pësuar më shumë se pesë gola në një ndeshje. Deri tani, vetëm dy herë kishte pësuar pesë gola: herën e parë në vitin 2007 me Arezzon kundër Juventusit dhe herën e dytë në vitin 2009 me Atalantën, sërish ndaj Juventusit.
Nga ana tjetër, PSV Eindhoven shkroi histori, duke u bërë skuadra e parë nga Holanda që shënon gjashtë ose më shumë gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve që prej vitit 1979, kur Ajax triumfoi me rezultatin 10–0 ndaj Omonias së Qipros.