Criscitello: “Nuk është drejtor i mirë vetëm ai që di të blejë, por mbi të gjitha ai që di të shesë”

Igli Tare
Igli Tare

Gazetari Michele Criscitello ka komentuar ndryshimet e fundit te Milani, duke theksuar rolin vendimtar të drejtorit sportiv Igli Tare pas spostimit të Zlatan Ibrahimoviç nga strukturat drejtuese.

“Nuk është drejtor i mirë vetëm ai që di të blejë, por mbi të gjitha ai që di të shesë. Tare ka nisur një ‘pastrim’ të pjesshëm dhe ka rikthyer ekuilibrin në buxhet. Do ta quaja një ‘dezinfektim milionësh. Të fitosh kaq shumë para me një skuadër që vjen nga një sezon katastrofik nuk është aspak e lehtë, por Milani po ia del mbanë”, u shpreh Criscitello.

igli tare
igli tare

Ai solli edhe shembuj konkretë të operacioneve të fundit në merkato:

  • Malick Thiaw është transferuar për 35 milionë euro, me mundësi për 5 milionë euro të tjera si bonus.

  • Tijjani Reijnders, për të cilin Criscitello pranon se “duhej mbajtur”, u shit për 55 milionë euro plus 16 milionë euro bonuse — një ofertë që sipas tij asnjë klub italian nuk do ta refuzonte.

  • Emerson Royal u largua për 9 milionë euro.

“Furlani (drejtori i përgjithshëm) duket i kënaqur me këto marrëveshje milionëshe. Në fund, Tare po bën një punë që meriton të përmendet”, përfundoi Criscitello.