Dalja e parë ekipeve kosovare në Evropë

Trepça '89 - Vikingur Gota

Federata e futbollit e Kosovës ishte pranuar në UEFA në vitin 2016. Kampioni i atëhershëm, FC Feronikeli dhe fituesi i Kupës së Kosovës, FC Prishtina, ishin paraparë të luanin në dy garat e atëhershme ekzistuese, në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë.

trepça 89

Trepça ’89 dhe Prishtina, dy skuadrat e para kosovare në Evropë

Por, as Feronikeli dhe as Prishtina ende nuk i kishin përmbushur kriteret, e as FFK s’ishte e gatshme dhe as nuk kishim infrastrukturë të duhur sportive. Ndërsa, UEFA nuk ishte krejtësisht e pamëshirshme, i kishte kompensuar dy klubet me paratë e pjesëmarrjes së raundit të parë, edhe Feronikelin edhe Prishtinën. Ishte ky një ngushëllim jo aq i vogël, në fakt ishte infusion shumë i madh për të dy klubet.

Në vitin pasues, lufta për titull kampioni ishte e zjarrtë ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit, e cila megjithatë kjo e fundit mbeti vetëm e 4-ta në klasikfim, kurse skuadra e “minatorëve” ishte shpall kampion për herë të parë në histori të klubit, dhe të fundit njëkohësisht. Skuadrës i kishte prirë trajneri i tanishëm i Dritës, Zekerija Ramadani. I pari titull i Ramadanit në nga katër sa ka tani me katër skuadra të ndryshme.

Titulli i ’89-shit nuk ishte kontestuar nga askush, por Prishtina dhe sidomos Feronikeli ishte ankuar deri në instancat më të larta për licencimin e ’89-shit, me pretendimin që nuk i kishte plotësuar kushtet.

Prishtina, e cila kishte nisur mjaft mirë kampionatin, pastaj kishte ngelur shumë gjatë edicionit, duke i ndërruar tre trajner rrugës, Kushtrim Munishi, Lutz Lindeman dhe në fund, me trajnerin e tanishëm, Arsim Thaçi, ishte pozicionuar e 2-ta.

prishtina në norrkoping

Vendi i dytë nuk mjaftonte për dalje në Europa Ligë

Pritej finalja e Kupës së Kosovës, ndërmjet Llapit, e 3-ta në klasifikim, që rrugës kishte eliminuar kampionët e Feronikelit dhe Besa me shumë probleme financiare, por me ekip të jashtëzakonshëm e që rrugës kishte eliminuar Prishtinën dhe Dritën.

Finalja e famshme ishte zhvilluar në stadiumin e Trepçës ’89 “Riza Lushta”. Ky takim kishte zgjuar kërshëri të madhe dhe interesa të ndryshme. Besa nuk ishte e licencuar dhe luante për prestigj. Por, luante edhe për Prishtinën! Fitorja e Besës dërgonte në Evropë për herë të parë Prishtinën, kurse Llapin e dërgonte vetëm fitorja në finale.

Besa kishte triumfuar pas penalltive. Kurse, legjendë urbane kishin mbetur fjalët e trajnerit dhe pronarit të Llapit, Tahir Batatina, “Kurrë më nuk do t’ia lë rastit!”.

zekerija ramadani

Ramadani treneri i parë, Thaçi kosovari i parë

Në historinë e pjesëmarrjes së skuadrave tona në Evropë, pa dyshim duhet përmendur trenerin ndër më të suksesshmit të kampionatit të Kosovës, Zekerija Ramadani, i cili jo vetëm që ka 4 tituj kampioni, por është treneri i parë që ka udhëhqur një skuadër kosovare në Evropë. Të martën e 27 qershorit të vitit 2017, nga ora 19:00 me orë lokale të kryeqytetit të Ishullit të vogë të Farove, Trepça ’89, me trajnerin Ramadani, shkruan historinë e gares ekipore të skuadrave të futbollit tonë.

Megjithëse ndeshja ishte humbur, qoftë edhe minimalisht prej 2:1 dhe “minatorët” mbanin barazimin në “xhep” nga minuta e 39-të, deri 73-të, nuk kishte lënë shije të mirë, megjithë shpresës për ndeshjen kthyese (!), në anën tjetër, treneri i parë kosovar që kishte udhëhequr një skuadër vendore, dy ditë më vonë, kishte pësuar shumë keq.

arsim thaqi

Pra, Arsim Thaçi, dy ditë më vonë, në Norrkoping të Suedisë, ishte bërë trajneri i parë kosovar që i printe në Evropë një skuadre kosovare. Kishte realizuar ëndrrat e shumë trajnerëve tjerë kosovar, sidomos shumë emrave-trajner të Prishtinës që i kishin prirë skuadrës më parë.

Por, ajo natë u pati shndërruar pothuajse në tragjike. Jo vetëm që kishte pësuar humbje të rëndë prej 5-0, por të gjitha golat ishin pranuar për gjysmë ore lojë, nga minuta 10-të, deri 40-të.

Prishtina ishte paraqitur denjësisht në ndeshjen kthyese duke u mposhtur minimalisht, 1-0, ndryshe prej Trepçës ’89, që ishte bërë “hor” para stadiumit të stërmbushur “Adem Jashari”, 1-4.

norrkoping prishtina

Vazhdon me statistikat e trajnerëve…

Be the first to comment

Leave a Reply