Dardanët zhvilluan seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Zvicër

„Dardanët“, kanë mbajtur sot stërvitjen e fundit në vend para se të nisen drejt Zvicrës, ku të premten do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.
Pas përfundimit të seancës stërvitore, futbollistët Mërgim Vojvoda dhe Muharrem Jashari u prononcuan për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke theksuar se atmosfera në skuadër është jashtëzakonisht pozitive dhe motivuese.
Përfaqësuesja do të udhëtojë drejt Zvicrës, ndërsa përballja do të luhet të premten nga ora 20:45.
Muharrem Jashari
Mërgim Vojvoda

