
Në prag të përballjes së xhiros së dytë të UEFA Conference League, që zhvillohet të enjten mbrëma në ora 18:45, ndërmjet Dritës dhe Omonia Nicosia, trajneri i skuadrës qipriote, Henning Berg, dhe mesfushori brazilian Ewandro, janë shprehur para gazetarëve me nota respekti ndaj kundërshtarit, por edhe me ambicie të qarta për fitore.
Henning Berg: Drita, një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar
Trajneri norvegjez, i cili ka një përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner në Evropë, theksoi se skuadra e tij vjen në këtë takim me objektiva të qarta.
“Jemi këtu për të garuar dhe për të realizuar ambiciet e klubit tonë. Drita është një skuadër e mirë, ka zhvilluar shumë ndeshje, disa prej tyre shumë të mira, veçanërisht ndaj Copenhagenit. Nuk është një kundërshtar që mund të nënvlerësohet”, u shpreh Berg.
Ai theksoi se për Omonian, fokusi kryesor do të jetë paraqitja e vet.
“Më e rëndësishmja për ne është performanca jonë. Pajtohem me Ewandron: duhet të fitojmë këtë ndeshje. Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë. Le të zhvillojmë një ndeshje të mirë dhe pastaj, sipas asaj që tregojmë në fushë, të marrim atë që meritojmë.”
Ewandro: Të përqendruar për të arritur fitoren
Mesfushori ofensiv brazilian Ewandro, nga ana e tij, u shpreh optimist dhe i motivuar.
“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Jemi përgatitur mirë për këtë përballje. Drita është një ekip i mirë, por ne duhet të jemi të gatshëm të japim maksimumin për të fituar, sepse për këtë arsye kemi ardhur”, deklaroi ai.
Ramadani: Me guxim dhe 0 respekt ndaj Omonias, nëse fitojmë meritë do të ketë edhe… Foda!