Zum Inhalt springen
574977573 1843889972908638 8887264728729082300 n

Derbi i të pamposhturve në ProCredit Superligë – Java e katërt premton spektakël

Von
1 Min. Lesezeit

Java e katërt në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll sjell përballje tejet interesante, me derbin e javës që zhvillohet mes dy skuadrave që nuk kanë njohur humbje deri më tani.

Të shtunën në ora 17:00, Bashkimi pret Sigal Prishtinën në një duel të skuadrave me nga tri fitore në po aq ndeshje, çka e bën këtë sfidë vendimtare për kreun e tabelës.

Në vazhdim të së shtunës, nga ora 19:00, zhvillohet edhe një tjetër ndeshje e fortë: Trepça përballet me Golden Eagle Ylli, në një tjetër sfidë me peshë për pozicionimet në klasifikim.

Java mbyllet të dielën me dy përballje të tjera:

  • GO+ PejaRahoveci 029 (ora 17:00)

  • VëllaznimiBora (ora 19:00)

Teilen: Facebook X