Dinamo – Jagiellonia 1-1, polakët kualifikohen në Ligën e Konferencës

Dinamo udhëhoqi e para me Bregun në minutën e 68-të, por nuk ia doli të mbante rezultatin, Rrallis barazoi dhe vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 79-të, 1-1.
Në pjesën e parë, skuadra e Ilir Dajës ka ushtruar presion në fushën kundërshtare, ndërsa portieri Teqja ka qenë vendimtar në mbajtjen e rezultatit të bardhë. Pululu shënoi për miqtë në minutën e 36-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Dinamo humbi Qefalijën për shkak dëmtimi, i zëvendësuar nga Qardaku. Loja mbetet e hapur dhe me ritëm të lartë.
Skuadra shqiptare është përballë një misioni tejet të vështirë, por do të zbresë në fushë me synimin për të përmbysur rezultatin dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Përbërjet



