arber hoxha 1

#post_seo_title

Anësori shqiptar Arbër Hoxha ka firmosur kontratë të re afatgjatë me Dinamo Zagreb, si shpërblim për paraqitjet mbresëlënëse që ka bërë në fillim të këtij sezoni.

Klubi pritet ta bëjë zyrtare marrëveshjen së shpejti, e cila do ta mbajë 27-vjeçarin në “Maksimir” deri në verën e vitit 2029, dy vite më shumë se marrëveshja aktuale.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Hoxha do të përfitojë një rritje të ndjeshme page, duke fituar rreth 500 mijë euro në vit – një vlerësim i merituar për kontributin e tij në kampionat dhe garat evropiane.

Arbër Hoxha
Arbër Hoxha

Nga “i fshirë” në lider të skuadrës

Gjatë verës, Hoxha ishte pranë largimit nga Dinamo, pasi drejtuesit morën oferta për të dhe menduan ta shisnin. Megjithatë, pas “spastrimit” të bërë nga Zvonimir Boban, shqiptari mbeti në skuadër dhe u shndërrua në një nga lojtarët kyç të sezonit.
Fillimisht në stol, Hoxha u rikthye fuqishëm duke shënuar një gol të bukur kundër Hajdukut në Poljud dhe më pas duke shkëlqyer ndaj Fenerbahçes në Evropë. Deri tani ka luajtur 16 ndeshje, me 3 gola dhe 3 asistime.

Golat e derbive që bënë diferencën

Në derbin ndaj Hajdukut, Hoxha zhbllokoi rezultatin me një aksion spektakolar, duke i udhëhequr “blutë” drejt fitores 2-0. Ndërsa në ndeshjen me Rijekën, ai realizoi një gol të jashtëzakonshëm direkt nga goditja e këndit, duke i siguruar Dinamos tri pikë vendimtare.

Arber

Nga futbolli kosovar te elita kroate

Hoxha iu bashkua Dinamos në janar të vitit 2024 nga Slaven Belupo për 1 milion euro, si dëshirë e trajnerit të atëhershëm Sergej Jakirović. Ai ka regjistruar deri tani 79 paraqitje, me 8 gola dhe 9 asistime.
Në të kaluarën ka luajtur për Lokomotivën e Zagrebit, Ballkanin, Prishtinën, Istogun dhe Besën e Pejës.

Edhe pse verën e kaluar u përfol për një transferim te Hull City në Angli, marrëveshja dështoi për shkak të pezullimit të klubit anglez nga federata. Me kontratën e re, Dinamo i jep sinjal të qartë se e sheh Arbër Hoxhën si pjesë thelbësore të projektit afatgjatë, ndërsa lojtari nga Kosova vazhdon të konsolidohet si një nga shqiptarët më të spikatur në futbollin kroat.