26. Oktober 2026

Dragusha pas barazimit me Trepçën: Meritat i kanë lojtarët, ne pretendojmë të tregojmë lojëra të mira

Alban Dragusha
Alban Dragusha

Alban Dragusha, kryetrajneri i Ramiz Sadikut, po e konfirmon veten si një prej surprizave të këtij edicioni në Ligën e Parë. Skuadra nga Prishtina sot ndali edhe Trepçën e favorizuar në fushën e saj, duke marrë një barazim të vlefshëm 0-0.

Nën drejtimin e Dragushës, Ramiz Sadiku ka regjistruar dy fitore dhe dy barazime në katër javët e para, duke mbetur vetëm dy pikë larg kreut të tabelës.

Pas ndeshjes, për Kërlaçkin Dragusha u shpreh se pavarësisht kohës së shkurtër për përgatitje, ekipi tregoi karakter të madh.

“Kemi pasur pak kohë për ta përgatitur këtë ndeshje, vetëm dy ditë, por meritat shkojnë absolutisht për lojtarët që bënë një super ndeshje kundër një kundërshtari si Trepça, që sipas meje është një prej ekipeve më të mira në Ligën e Parë dhe me një staf të shkëlqyer. Me pak fat mund t’i kishim marrë edhe pikët e plota, por edhe kështu duhet të jemi të kënaqur.”

Trajneri shtoi se synimet e skuadrës janë të qarta:
“Pretendimet tona janë të tregojmë lojëra të mira. Kemi shumë lojtarë të rinj që duhet të rriten dita-ditës dhe pas një kohe të shkurtër do ta thonë fjalën kryesore në futbollin kosovar. Ne do të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe pastaj gjithçka ia lëmë kohës.”

Dramë dhe emocione në Ligën e Parë