
Ka përfunduar ndeshja në “Fadil Vokrri”, Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve, ndërsa tani vazhdon garat në Europa Ligë ku do të ndeshet me humbësin e ndeshjes, FCSB (Steaua) – Shkëndija (Tetovë) – 0-1.
Drita sot provoi të luante, tentoi të rrezikonte, por sidomos pas daljes me karton të kuq të Balajt (27′), gjithça u vështirësua dhe në fund doli fitore mjaft e lehtë e skuadrës daneze të cilët edhe ruajtën fuçitë për ndeshjet e ardhshme drejt cakut të tyre për në grupet e ‘Champions.
Dritës tani i mbetët të rikuperohet dhe fokusohet te ndeshja e raundit të tretë të Europa League. Drita ka ende rrugë të gjatë për të bërë dhe i duhet të ruaj forcat edhe për ndeshjet e radhës.
Ngjarjet kryesore:
80′ Dy zëvendësime te Drita, 8 Limaj në vend të Ajzeraj dhe Sheji në vend të kapitenit Broja.
80′ Pritje e bukur e Malokut pas gjuajtjes së Moukokos.
67′ Kundërzbritje pas këndores, Larsson kishte zgjidhje, por gjuan vet nga 18 metra, pret – grushton Maloku.
66′ Tushaj vetëm me portier, pret gardiani danez, nga topi i kthyer nuk përfiton as sulmuesi Krasniqi, këndore.
65′ Tusha zëvendëson sulmuesin Manaj

61′ Dabiqaj provon me kokë nga 16-metra, por mbi traversë.
56′ Huescas nga e djathta rrezikshëm, Maloku prek pak dhe këndore.
52′ Garananga ndërhynë në mesfushë, ndëshkohet me të verdhë.
49′ Rast ideal, zëvendësuesi Larsson nga pozitë ideale gjuan me kokë, jashtë portës.
46′ Ka nisur pjesa e dytë.
Ka përfunduar pjesa e parë me epërsinë e skuadrës mysafire. Drita mbeti herët me një futbollist më pak çka solli pasoja edhe në rënien drastrike në përformancë.
45’+ Edhe Manaj gjuan pas kthimit me shpinë, por larg portës.
45’+ Aksion i gjatë i Dritës përfundon me gjuajtjen e furishme të Bejtulait nga parazona, por jashtë pingulës së majtë.

42′ GOL Cornelius shënon afër shtyllës së majt, reagim i ngathët nga gjilanasit – 0:1.
27′ Balaj ndëshkohet direkt me karton të kuq, ndërhyrje e panevojshme në mesfushë.
25′ Kapiteni Delaney ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushë.
14′ Cornelius shënon pas asistimit briliant vertikal nga ana e djathtë, por pozitë jashtë lojës.
8′ Aksion nga e djathta e danezëve, Elyounoussi nuk godet mirë, jashtë portës, por rasti mund të prodhonte më shumë për mysafirët.
5′ Drita ka hyrë ndryshe në ndeshje, këmbëngulëse, karton i verdhë për Achouri.
1′ Ka nisur ndeshja.
Afër 5.000 shikues të pranishëm në “Fadil Vokrri”