Drita ka mbërritur në Luksemburg – Ramadani lufton kundër statistikave si mysafir

Drita
Drita

Më 15 korrik 2025, në orën 20:00, në stadiumin Municipal vun der Stad Déifferdeng në Differdange, do të zhvillohet ndeshja e dytë e raundit të parë kualifikues të Champions League, ku do të përballen kampionët e Luksemburgut, FC Differdange dhe kampionët e Kosovës, FC Drita.

Drita
Arb Manaj Drita Differdange 1 0

Pas sfidës së parë, fitores minale të Dritës (1-0), rasteve tejet të mira të luksemburgasve, në ndeshjen e dytë skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht të arrijnë qëllimin e tyre drejt fazës së dytë.

Stadiumi “Municipal vun der Stad Deifferdeng” do të jetë skena e një sfide me interes të veçantë për skuadrën tonë, sidomos pas një udhëtimi të hidhur kur gjilanasit ishin eliminuar.

Kualifikimi tutje i Dritës, lehtësisht pastaj mundëson rrugën që kishte bërë Ballkani viteve të kaluara. Thjesht, raundi i parë duhet tejkaluar në Champions, pastaj gjithça është më e lehtë.

Drita dy dite para ndeshjes vendoset në Luksemburg – kthimi i Brojës

Skuadra e prirë nga trajneri, Zekerija Ramadani, ka mbërritur që dje në Luksemburg, duke mbajtur edhe një seancë të lehtë stërvitore. Plus i madh i skuadrës është rikthimi nga suspendimi i kapitenit Rron Broja – mungesë e madhe në ndeshjen e parë, kishin konstatuar analistët.

Zekerija Ramadani
Zekerija Ramadani

Ramadani “vuan” si mysafirë në Evropë

Kyetrajneri i Dritës Ramadani me katë skuadra të ndryshme kosovare ka arritur në 25 ndeshje ndërkombëtare, prej tyre ka fituar 11, ka barzuar  1-herë dhe ka humbur 13 duele me goldallim, 30:37. Por, si mysafir, “Zeka” vuan. Nga 8 ndeshje të luajtura në fushat e kundërshtarit, ka arritur vetëm një fitore, në edicionin e kaluar në Islandë (Breidablik 2-1), ndërsa ka arritur edhe një barazim me TNS më 2019 me Feronikelin (2:2). Kurse ka regjistruar 6 humbje. Goldallimin po ashtu e ka minus, 9, 7:16.

Ramadani ka edhe dy paraqitje me Prishtinën në fushë neutrale, kur në Elbasan ka arritur dy fitore me Prishtinën ndaj skuadrave të Andorrës dhe San Marinos.

Sidoqoftë, nesër edhe me barazim, Drita do të arrinte kualifikim historik të klubit, në raundin e dytë të Champions League, kurse kompanitë e basteve përllogarsin kuotizim të barabartë duke mos favorizuar bindshëm asnjërën skuadër.

Drita
Drita në seancë stërvitore në Luksemburg

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.