Drita përballë Steauas së Bukureshtit në raundin e tretë – një tjetër duel Kosovë-Rumani në Evropë!

Drita
Drita

Kampioni i Kosovës, Drita, ka mësuar kundërshtarin e saj për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Bardhekaltrit do të përballen me kampionin rumun, Steaua e Bukureshtit, ekip që u eliminua sonte nga Shkëndija e Tetovës në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, përcjellë “Kërlaçki”.

Kjo përballje paraqet një tjetër duel futbollistik mes Kosovës dhe Rumanisë, në një kontekst të veçantë “historik”.

Kujtojmë se ndeshja e fundit e zhvilluar në të njëjtin stadium, në Arenën Nacionale, u ndërpre pas tërheqjes së futbollistëve të Kosovës për shkak të thirrjeve raciste nga tribunat.

Drita u eliminua mbrëmë nga Copenhagen, duke pësuar humbje në Prishtinë, 1:0, teksa ishte mposhtur edhe në Danimarkë, 2:0.

Skuadra që kualifikohet në “play-off”-in e Ligës së Evropës siguron automatikisht pjesëmarrjen në grupet e Konferencë Ligës.

Shkëndija shkruan historinë, kualifikohet për herë të parë në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve