Donart Syla

Donart Syla

Dukagjini sot ka pësuar humbje të thellë në Vushtrri në miqësore kundër skuadrës vendase homonime, 3-0. Ndërsa pas ndeshjes kanë prezantuar edhe një futbollist, të ri, në këtë afat kalimtar të verës.

Donart Syla, 18-vjeç, në skuadrën e Superligës transferohet nga 2 Korriku. Ndërsa, Dukagjini e ka prezantuar si mbrojtës të talentuar, duke i shprehur mirëseardhje të ngroht.
Donarti ka qenë edhe pjesë e kompeticioneve prestigjioze ndërkombëtare. Ai ka luajtur në UEFA Youth Champions League, një përvojë që padyshim se e bën edhe më të vlefshëm për synimet e ekipit të Ismet Munishit.