20. September 2026

Edhe një tjetër lojtar largohet nga kampi i Shqipërisë në Malaga

Shqipëria
#post_seo_title

Shqipëria ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen miqësore me Gjibraltarin dhe atë kualifikuese me Letoninë.

Kombëtarja është e grumbulluar në Malaga të Spanjës, ndërsa miqësorja në Gjibraltar është të enjten.

FSHF-ja ka njoftuar se portieri i Kombëtares U21, Simon Simoni, është bashkuar me Kombëtaren A për shkak të lëndimit të Elhan Kastratit.

Kastrati e ka një lëndim në gju. Ai është paraqitur në grumbullim, por është liruar.

Më herët u largua Ardian Bajrami, që refuzoi të grumbullohej duke pritur Zvicrën, ndërsa Ylber Ramadani ishte i lënduar.