Sonte katër klube shqiptare zbresin në fushë për sfidat e para të turit të tretë në garat evropiane.
Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, do të përballen në transfertë me Olimpija Ljubljana në orën 20:00, në Slloveni.
Sfida pritet të jetë e vështirë për ekipin e Edlir Tetovës, pasi Olimpija, ndonëse së fundmi ndryshoi trajner, mbetet një skuadër me cilësi dhe eksperiencë.
Egnatia e kaloi me sukses Dinamon e Minskut në turin e kaluar dhe do të synojë të shkruajë histori duke u afruar më shumë drejt fazës play-off të UEFA Conference League.
Në të njëjtën natë, në orën 21:00, Dinamo e Tiranës do të përballet në Split me Hajdukun vendas – një emër i madh i futbollit kroat dhe evropian.
Pavarësisht se skuadra e Ilir Dajës nuk është favorite në letër, ajo do të kërkojë të bëjë maksimumin në një transfertë tejet të vështirë. Në këtë sfidë, Dinamo do të jetë pa Itodo Mandelën, i cili është transferuar te Metalist në Ukrainë.