Eintracht mashtron klubet e mëdha me transferime shuma të mëdha — por shumica e lojtarëve dështojnë atje

Frankfurt
Frankfurt

Eintracht Frankfurt ka kryer sërish një shitje rekord – sulmuesi Hugo Ekitike u transferua te Liverpool për një shumë prej 90 + 5 milionë euro. Për vite me radhë, klubi është bërë i njohur në mbarë Evropën si “mbret i biznesit të transferimeve në Gjermani” — por sa i suksesshëm janë lojtarët pas kalimit te ekipet më të mëdha të futbollit botëror?

Pse Eintracht Frankfurt e bën punën e tyre me fitime kolosale?

 

Modelet e tyre ekonomike janë ekstremisht efektive: blerje e lojtarëve të rinj me potencial të lartë (edhe nga zero euro), dhe më pas shitje me shuma të majme. Për 8 lojtarë të shitur, kanë përfituar rreth €471 milionë, me një kosto totale investimi prej €57.5 milionë.

Vetëm në shitjet e sulmuesve në gjashtë vitet e fundit janë realizuar fitime të mëdha: €345 milionë neto për Hugo Ekitike dhe të tjerët.

Fakti që kanë arritur këtë sukses pa sakrifikuar performancën sportive – duke fituar Europa League (2022) dhe duke përfunduar vendin e tretë në Bundesliga (2023) – tregon kombinimin e duhur mes përfitimit financiar dhe konkurrencës sportive.

Nga perspektiva gjithëpërfshirëse, Eintracht zgjedh strategji të qarta: marrjen e lojtarëve të rinj me perspektivë të lartë dhe shitjen e tyre me fitime të dukshme.

Megjithatë, suksesi i lojtarëve në klubet e mëdha shpesh mbetet i paplotë: Luka Joviç te Real Madrid dhe Sebastien Haller te West Ham janë shembuj të mëdhenj të dështimit të integrimit, pavarësisht çmimeve astronomike.

Liverpool ka arritur marrëveshje për transferimin e Hugo Ekitike për £79 milionë (€90m më saktë), në një marrëveshje dhe bonuset; pritet të kryejë kontroll mjekësor dhe të nënshkruajë kontratë 6-vjeçare.

Klubi anglez po konsideron shitjen e Luis Diaz te Bayern Munich për të balancuar buxhetin dhe financuar këtë transferim të madh

Eintracht Frankfurt është shembulli më i rëndësishëm i mënyrës se si një klub mesatar mund të inkorporoj inteligjencën financiare me suksesin sportiv. Por në praktikë, nuk është çdo lojtar që mund të vazhdojë zhvillimin e suksesshëm në ambientin e klubeve elitare. Modeli i tyre – blerje strategjike, zhvillim, dhe shitje fitimprurëse – ka shpërthyer, por rezultatet e vërteta për talentet e transferuara shpesh mbeten në pritje, thekson në botimin e saj autorial Tribuna, përcjellë Kërlaçki.

Por si kanë përfunduar lojtarët që janë larguar nga Frankfurt me çmime të mëdha? Ja disa raste të dallueshme:

Luka Joviç → Real Madrid (€63 milionë, 2019/20)

Pas një sezoni fantastik me 27 gola në të gjitha garat, Jović u shit te Reali. Por aventura në Madrid dështoi – pak minuta, lëndime, vetëm 2 gola në sezonin debutues. Rikthimi te Eintracht dhe më pas te Fiorentina e Milan nuk e rikthyen në formën e dikurshme. Sot është lojtar i lirë, me Borussia Mönchengladbach që e kërkon.

Sebastien Haller → West Ham (€50 milionë, 2019/20)

Haller ishte partneri i frikshëm i Joviç në sulm. U shit në Angli, por nuk u përshtat. Me rikthimin në Ajax, shkëlqeu sërish, duke realizuar 34 gola në një sezon dhe duke u transferuar te Dortmund si zëvendësues i Haaland. Megjithatë, problemi shëndetësor e frenoi. Sot, është ende pjesë e Dortmundit, por në rolin e rezervës.

Jesper Lindstrom
Jesper Lindstrom

Jesper Lindstrom → Napoli (€30 milionë, 2023/24)

Një tjetër talent që shkëlqeu në Frankfurt, por dështoi në Itali. Në sezonin debutues, nuk regjistroi asnjë gol apo asist. Huazimi te Everton ishte edhe më zhgënjyes. Aktualisht është transferuar te Wolfsburg, ku shpreson ta rigjejë vetveten.

Randal Kolo Muani → PSG (€95 milionë, 2023/24)

Një nga shitjet më të bujshme në histori. Në Paris, nisi mirë por më pas ra në hije. Huazimi te Juventus solli një rigjallërim (10 gola, 3 asistime), por vlera e tij në treg ka rënë ndjeshëm – tani vlen vetëm €30 milionë.

Willian Pacho → PSG (€40 milionë, 2024/25)

Një nga të rrallët që ka arritur sukses të menjëhershëm. Me 50 ndeshje si titullar te PSG, mbrojtësi ka treguar stabilitet dhe pjekuri. Është bërë lider i mbrojtjes nën urdhrat e Luis Enrique.

Omar Marmoush → Manchester City (€75 milionë, 2024/25)

Një tjetër histori spektakolare – marrë falas nga Eintracht në 2023, i shitur për €75 milionë vetëm një vit më vonë. Te City, ka nisur fuqishëm me 8 gola e 3 asistime, përfshirë një tripletë ndaj Newcastle. Me largimin e De Bruyne, pritet të ketë rol edhe më të madh në sezonin e ri.

Omar Marmoush
Omar Marmoush