kosova 12 12

Drita, Prishtina dhe Ballkani

Klubet e Kosovës kanë mësuar kundërshtarët e tyre në raundin e dytë të garave evropiane.

Kampioni i Kosovës, Drita, ka hyrë në histori si skuadra e parë kosovare që kalon raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Skuadra nga Gjilani eliminoi Differdange 03 nga Luksemburgu me rezultat të përgjithshëm 4-2, pas një fitoreje 3-2 si mysafire.

Tani, përballja e radhës është shumë më e madhe: FC Copenhagen, kampioni i Danimarkës dhe klubi më i suksesshëm në vend me 16 tituj kampioni dhe 10 Kupa të Danimarkës.

Skuadra daneze ka një vlerë të tregut prej 92.6 milionë eurosh dhe në radhët e saj aktivizohen yje si: Dominik Kotarski, Gabriel Pereira, Rodrigo Huescas, Victor Froholdt dhe Youssoufa Moukoko.

Ndeshja e parë zhvillohet më 22 korrik në Danimarkë, ndërsa e kthimit më 29 korrik në “Fadil Vokrri”.

Screenshot 2025 07 18 114409


FC Prishtina përballet me Larne FC në Ligën e Konferencës

Pas eliminimit nga Sheriff Tiraspol në Ligën e Evropës, FC Prishtina do të vazhdojë aventurën në Ligën e Konferencës. Në raundin e dytë, kryeqytetasit do të përballen me Larne FC nga Irlanda e Veriut – një kundërshtar i njohur për futbollin kosovar.

Larne eliminoi Audasin e Letonisë pas penalltive dhe rikthehet përballë një ekipi kosovar pas dy përballjeve të fundit me Ballkanin, ku u shënuan një eliminim dhe një kualifikim.

Prishtina hyn si favorite në letër – vlera e skuadrës është 5.6 milionë euro kundrejt 2.85 milionëve të Larne. Ndeshja e parë zhvillohet më 24 korrik në Irlandën e Veriut, dhe ajo e kthimit më 31 korrik në Prishtinë.

Screenshot 2025 07 18 114355


Ballkani ndaj 26-herë kampionit të Maltës

Ballkani, ka një përballje interesante ndaj Floriana FC, një nga klubet më të mëdha në Maltë, me 26 tituj kampion dhe 21 Kupa në histori.

Floriana ka një skuadër me përbërje të larmishme, ku shumicën e përbëjnë lojtarët maltez, por janë edhe italianë, brazilianë dhe serbë. Vlera e skuadrës është rreth 3.5 milionë euro.

Ballkani, me përvojën e fituar nga paraqitjet e kaluara në grupet e Ligës së Konferencës, do të synojë kalimin në raundin tjetër.

Screenshot 2025 07 18 114310


Një verë evropiane vendimtare për futbollin kosovar

Përballjet e radhës për Dritën, Prishtinën dhe Ballkanin do të jenë teste serioze për nivelin e futbollit kosovar.

Megjithatë, rezultatet e deritanishme tregojnë se klubet tona janë të gatshme të bëjnë hapin e radhës në arenën ndërkombëtare.