Fati Ismaili
Fati IsmailiVushtrria ka bërë një përforcim të ri në mbrojtje, duke firmosur me qendërmbrojtësin 27-vjeçar, Fati Ismaili, i cili vjen nga promovuesit e Superligës, Prishtina e Re, mëson ekskluzivisht Kërlaçki.

Ismaili, i lindur në Shkup, ka qenë pjesë e Prishtinës së Re gjatë sezonit 2024/25, ku zhvilloi ndeshje të rëndësishme në Ligën e Parë, duke luftuar deri në fund për ngjitjen në elitën e futbollit kosovar.
Para se të luante në Kosovë, Ismaili ka pasur karrierë në disa skuadra të Maqedonisë së Veriut, përfshirë FC Shkupin, Gostivarin, Rabotniçkin dhe Voskën.
Ky transferim i ri i Vushtrrisë synon të forcojë edhe më shumë mbrojtjen e ekipit në synimin për t’u rikthyer në Superligë.