Zum Inhalt springen
screenshot 2025 09 12 115821

Elbasan Rashani prezantohet te Melbourne City

Von
1 Min. Lesezeit

Melbourne City FC ka zyrtarizuar transferimin e anësorit të Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, për sezonin e ri në elitën e futbollit australian.

32-vjeçari bashkohet me kampionët e Australisë pas një sezoni të suksesshëm me Elche në Spanjë, ku kontribuoi në rikthimin e skuadrës në La Liga. Rashani njihet për lojën e tij në të dy krahët e sulmit, aftësinë për të krijuar raste, për të dhënë pasime precize dhe për të finalizuar aksionet.

Me mbi një dekadë përvojë në futbollin evropian, ai ka luajtur në Norvegji, Francë, Turqi dhe Danimarkë, duke regjistruar mbi 300 paraqitje në nivel klubesh. Në arenën ndërkombëtare, Rashani ka 29 ndeshje dhe pesë gola me Kosovën, shpeshherë duke luajtur përkrah ish-lojtarit të Melbourne City, Valon Berisha.

 

Ky transferim vjen në një moment të rëndësishëm për skuadrën australiane, që synon të mbrojë titullin kampion dhe të bëjë paraqitje të suksesshme në Ligën e Kampionëve të Azisë, ku të martën do të përballet me Hiroshimas në shtëpi.

Rashani është shprehur i entuziazmuar për këtë hap të ri në karrierë.

“Melbourne City është një klub me ambient fantastik dhe me një ambicie të qartë për të fituar. Pres me padurim të takoj tifozët dhe të jap maksimumin për të kontribuar në një tjetër sezon të suksesshëm”.

Teilen: Facebook X