Janë zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të javës së parë të Abissnet Superiores.
Pas fitores së djeshme të Vllaznisë ndaj Egnatias (2-0), këtë të shtunë Elbasani ka marrë tri pikë të çmuara ndaj Flamurtarit, që është rikthyer këtë sezon në elitë. Sfida u vendos nga një autogol i mbrojtësit Rodriguez në minutën e 35-të, duke i dhënë Elbasanit një start pozitiv në kampionat.
Ndërkohë, në Ballsh, Bylisi i drejtuar nga trajneri Mirel Josa ka ndalur Tiranën në një barazim pa gola.
“Goli nuk mund të vijë vetëm në pjesën ofensive. Duhet të ishim më në gadishmëri, sidomos në pjesën e dytë. Në 10 minutat e fundit pati disa shenja lodhje, pati disa probleme. Duhet të ishim pak më të duruar”, u shpreh Josa.
Vllaznia 2-0 Egnatia
Golat: Latifi 18’, Aralica 74’
Elbasani 1-0 Flamurtari
Goli: Rodriguez (autogol) 35’
Bylis 0-0 Tirana
(Gola nuk u shënuan)
