Eliminohet Bashkimi nga garat ndërkombëtare

Anwil-Bashkimi
Anwil-Bashkimi

Nënkampionja e Kosovës i mbyll para kohe aventurat jashtë vendit.

Skuadra e Bashkimit është eliminuar nga garat ndërkombëtare, pas humbjes ndaj Anwilit polak, një ekip me më shumë përvojë dhe përgatitje me razultat 93-71.

Pjesa e parë nisi premtuese për prizrenasit, të cilët në periodën e parë mbajtën barazpeshë 21-21. Megjithatë, çereku i dytë u tregua vendimtar, pasi Anwil krijoi epërsi me shifrat 25-21. Në të tretën, Bashkimi rezistoi me një disavantazh minimal (18-17), por çereku i fundit u kthye në fatalitet: polakët shtuan ritmin dhe vulosën fitoren 29-12.

Te Bashkimi, më efikasët ishin dy amerikanët. Cousins u dallua  me16 pikë, 2 kërcime dhe 2 asistime.Ndërsa, Lake shtoi 15 pikë dhe 8 kërcime,

Pavarësisht përpjekjes, “portokallinjtë” nuk arritën të ruajnë ritmin deri në fund, duke u detyruar të ndalen në këtë fazë të garave ndërkombëtare.