
Trajneri i kombëtares së Turqisë, Ergin Ataman, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj orarit të ndeshjeve në fazën e eliminimit direkt të EuroBasket 2025, ku skuadra e tij përballet herët në mëngjes me Suedinë. Megjithatë, ai thekson se kjo nuk do t’i ndalë në rrugën drejt medaljes.
Pas përfundimit të fazës së grupeve, EuroBasket 2025 hyn në fazën “playoff”, me Turqinë që ka kryesuar Grupin A pa asnjë humbje.
“Nuk më pëlqen aspak mungesa e respektit nga ana e FIBA-s ndaj nesh, ndaj ekipit të parë në Grupin A që e përfundoi fazën e grupeve pa humbje, dhe prapëseprapë duhet të luajmë ndeshjen e eliminimit në orën 11:00 të ditës së nesërme,” u shpreh Ataman për mediat në Riga.
“Është absurde. Jemi këtu prej 15 ditësh dhe na vendosin ndeshjen më të rëndësishme në këtë orar. Por sidoqoftë, kushdo që është i interesuar të dijë, po i them: edhe sikur të luajmë në 3 të mëngjesit, askush nuk mund të na ndalojë në rrugën drejt medaljes,” përfundoi ai.
Rezultatet e Turqisë në fazën e grupeve:
-
Turqia 92-78 Çekia
-
Portugalia 54-95 Turqia
-
Estonia 64-84 Turqia
-
Serbia 95-90 Turqia
EuroBasket 2025 – Faza “Play Off” | E shtunë, 6 Shtator
Turqia – Suedia – 11:00
Gjermania – Portugalia – 14:15
Lituania – Letonia – 17:30
Serbia – Finlanda – 20:45