
Tre-herë kampionët e Kosovës, FC Ballkani është duke vazhduar fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë, ku ka zhvilluar edhe tre ndeshje miqësore deri më tani. Kundër Dinamos të Tiranës kanë pësuar, 1-4, kanë mposhtur Rabotniçkin e Shkupit 2-0 dhe kanë luajtur baras me Ferizajn, 2-2.
Ndërsa nesër, siç njofton klubi suharekas, përcjell Kërlaçki.com, FC Ballkani do të zhvillojë ndeshjen e katërt miqësore dhe të fundit në kuadër të fazës përgatitore në Ohër.
Përballë “portokallinjve” do të jetë skuadra shqiptare e FC Struga, ndeshje e cila nis nga ora 17:00.
Kjo ndeshje do të shërbejë të përzgjedhurve të trajnerit Orges Shehu, si provë gjenerale para ndeshjes së raundit të dytë të UEFA Conferece League, prej nga kur fillojnë garat.