Kalo te përmbajtja
Sunday, 14 June 2026
Sportet tjera

Fer Volley fiton derbin ndaj Dritës dhe ruan kreun

Në njërën nga sfidat më të shumëpritura të javës së tetë në Raiffeisen Superligën A për femra, Fer Volley ka triumfuar ndaj Dritës me rezultatin 3:1 (25:23, 23:25, 25:22, 25:13), duke dëshmuar forcën e kampioneve në fuqi.

Ndeshja u karakterizua nga tre sete të parë tejet të luftuara, por në setin e katërt skuadra ferizajase dominoi qartësisht, duke siguruar një fitore me peshë që e mban në krye të tabelës.

Fitorja e parë për Gjinocin, përballje dramatike me Prishtinën 75

Një tjetër sfidë emocionuese u zhvillua në Gjinoc, ku vendaset arritën fitoren e tyre të parë sezonale pas një beteje dramatike ndaj Prishtinës 75. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3:2 në sete (21:25, 25:14, 16:25, 26:24, 16:14), duke dhuruar një spektakël të vërtetë për të pranishmit.

Për Gjinocin, kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që vendoset në setin e pestë, ndërsa për Prishtinën 75, humbja e pestë radhazi e lë skuadrën në krizë rezultatesh.

Superliga ne Volejboll Tabela Java 8