Skuadra kampione e Kosovës, Fer Volley, e ka nisur me një paraqitje të denjë aventurën e saj evropiane në CEV Challenge Cup, ndonëse është mposhtur me rezultat 3:1 nga ekipi zviceran Volley Dudingen.
Setet: 25–15, 22–25, 25–18, 25–15
Leimacker, Düdingen (Zvicër)
Pavarësisht humbjes, vajzat e Fer Volley-t treguan karakter dhe luftuan me vendosmëri në një ndeshje të fortë ndaj kundërshtarit zviceran, duke fituar setin e dytë dhe duke zhvilluar një performancë të respektueshme.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 5 nëntor 2025, nga ora 20:00, në Ferizaj. Kampionet e Kosovës do të kërkojnë ta përmbysin rezultatin dhe të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Evropë. Kjo përballje para publikut vendas paraqet një mundësi të mirë për revansh dhe kualifikim.
