
Fer Volley ka dëshmuar edhe një herë pse është kampione në fuqi. Skuadra nga Ferizaj ka shënuar fitoren e pestë radhazi këtë edicion, duke triumfuar në udhëtim ndaj Fushë Kosovës me rezultat 3:1 (15:25, 25:18, 24:26, 21:25).
Edhe pse vendaset u rikthyen fuqishëm në setin e dytë, përvoja dhe qetësia në momentet kyçe i dhanë epërsinë Fer Volley-t, që siguroi tri pikë të reja dhe ruan kreun me bilanc të përsosur – pesë fitore në po aq ndeshje.
Orari i ndeshjeve tjera të kësaj jave:
Rezultatet tjera të xhiros V – Femrat
E diel, 19 tetor
-
Vëllaznimi – Drita (20:00 | Fakulteti i Edukimit Fizik, Prishtinë)
-
Skenderaj – Prishtina 75 (19:30 | Palestra “Ilaz Kodra” – Skenderaj)
Raiffeisen Superliga A (Meshkujt) – Xhiro V
Drita regjistron fitoren e pestë radhazi dhe ruan kreun në Superligë
KV Drita ka vazhduar formën e shkëlqyer në këtë edicion të Raiffeisen Superligës A në volejboll për meshkuj, duke shënuar fitoren e pestë me radhë dhe duke mbetur e pamposhtur pas pesë xhirove.
Skuadra gjilanase mposhti bindshëm KV Lubotenin me rezultat të pastër 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën e Gremes në Ferizaj. Drita dominoi tërësisht në të tri setet, duke shfaqur lojë të disiplinuar, organizim të mirë dhe shpirt gare që elektrizoi atmosferën.
Me këtë fitore, Drita jo vetëm që ruan 100% sukses në këtë kampionat, por edhe konfirmon pozitën e parë në tabelë, duke u shndërruar në një nga favoritët kryesorë për titull.
📍E diel, 19 tetor
-
Vëllaznimi – Ferizaj (16:00 | Bill Clinton – Ferizaj)
-
Skënderbeu – Peja (19:00 | Palestra “E Re” – Lipjan)
📍E hënë, 20 tetor
-
Golden Eagle Theranda – Prishtina (20:00 | Palestra “13 Qershori” – Suharekë)