Fabregas dhe Conte
Ish-mesfushori spanjoll, tani trajner i Comos, Cesc Fabregas ka zbuluar se trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka luajtur një rol të madh në formimin e tij si trajner.
Fàbregas, i cili ka luajtur nën drejtimin e Contes te Chelsea, është mahnitur nga kujdesi i italianit ndaj detajeve taktike.
Në një intervistë për RSI Studio, kur u pyet se cili ishte trajneri më “metikuloz” në karrierën e tij, Fàbregas u përgjigj:
“Antonio Conte. Ai tregonte shumë video, bënte shumë analiza, ushtrime 11 kundër 0, gjithmonë deri në detaje. Pa dyshim, ishte një nga trajnerët që i kushtonte më shumë rëndësi taktikës dhe strukturës së ekipit. Luajtëm me 3+2, me një mbrojtje pesësh, dhe punuam shumë mbi këtë me të.”
Ai shtoi gjithashtu: “Mësoj shumë nga të gjithë trajnerët e mi të mëparshëm, dhe Antonio është padyshim një nga më të mirët.”
Ky pohim vërteton ndikimin e madh që Conte ka pasur te ish-lojtari spanjoll, i cili tashmë po ndjek rrugën e tij në drejtimin teknik të ekipeve. /Kërlaçki.com/