Kalo te përmbajtja
Montag, 3 August 2026
Sportet tjera

Fitore historike: Bashkimi mposht Cibonën me 20 pikë diferencë, prononcimet e trajnerëve

Bashkimi ka arritur një nga fitoret më të mëdha në historinë e klubit, duke triumfuar ndaj gjigantit kroat Cibona Zagreb me rezultat bindës 89-69, në një përballje të vlefshme për FIBA Europa Cup.

Ndeshja u zhvillua në Prizren, përpara një publiku entuziast që mbështeti fuqishëm skuadrën vendase gjatë gjithë sfidës. Bashkimi dominoi në të gjitha aspektet e lojës, duke e vendosur ritmin që në fillim dhe ruajtur kontrollin deri në fund.

Pas ndeshjes, trajneri i Bashkimit, Igor Jovoviç, shprehu entuziazmin për paraqitjen e skuadrës:

“Performancë e shkëlqyer. Ishim të përgatitur për këtë ndeshje dhe e treguam këtë në parket. Jam shumë i lumtur, i përgëzoj lojtarët dhe falënderoj publikun që na përkrahu fuqishëm.”

Në anën tjetër, trajneri i Cibonës, Ivan Rudezh, pranoi epërsinë e kundërshtarit dhe vështirësitë me të cilat po përballet skuadra e tij:

“Sonte kemi dështuar në çdo aspekt. Ishte një javë e vështirë për ne. Bashkimi është një skuadër me nivel të lartë dhe ky grup nuk ka favoritë.”

Me këtë fitore, Bashkimi forcon pozitat e tij në grup dhe dërgon një sinjal të qartë për ambiciet në këtë edicion të Ligës Ballkanike.

Tabela