Sigal Prishtina ka vazhduar serinë mbresëlënëse të fitoreve në fazën e grupeve të ENLB, duke triumfuar sonte edhe ndaj Slovan Bratislavës me rezultat 78:73. Pas suksesit ndaj Gimle (Norvegji) dhe Brussels (Belgjikë), kryeqytetasit mposhtën edhe skuadrën sllovake në udhëtim, duke e forcuar pozitën e tyre në grup.
Ndeshja u zhvillua me intensitet të lartë dhe me alternime të shumta në rezultat. Prishtina nisi fuqishëm, duke fituar çerekun e parë 22:15. Perioda e dytë përfundoi në barazim (17:17), ndërsa në të tretën u pa një rënie në lojën e mysafirëve, që humbën 24:16. Megjithatë, në çerekun e katërt, skuadra e trajnerit Antonis Constantinides reagoi fuqishëm, duke e fituar këtë pjesë 23:17 dhe siguruar fitoren e tretë të çmuar në Evropë.
Rezultati sipas çerekëve:
-
Çereku I: Slovan 15 – 22 Prishtina
-
Çereku II: Slovan 17 – 17 Prishtina
-
Çereku III: Slovan 24 – 16 Prishtina
-
Çereku IV: Slovan 17 – 23 Prishtina
Më të dalluarit për Prishtinën:
-
Deondre Burns: 24 pikë, 6 asistime, 2 kërcime
-
Anthony Bailey: 19 pikë, 8 kërcime, 1 asistim
-
Valdrin Kakruki: 9 pikë, 3 kërcime
-
Arion Polloshka: 6 pikë, 4 asistime
-
Arti Lekndreaj: 3 pikë, 3 kërcime, 2 asistime
-
Alban Azemi: 7 pikë, 2 asistime
-
Kameron Kramer: 2 pikë, 6 kërcime
Te vendasit u dallua Medford me 21 pikë, 8 asistime dhe 7 kërcime, por kjo nuk mjaftoi për t’i ndalur prishtinasit që po kalojnë një formë brilante, si në Evropë ashtu edhe në Superligën e Kosovës.
Me këtë fitore, Sigal Prishtina vazhdon të kryesojë grupin dhe afrohet edhe më shumë drejt fazës tjetër të garës.
