
Flamurtari ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Dytë të Kosovës, duke triumfuar në derbin e zhvilluar në Kaçanik ndaj Lepencit me rezultatin 3-2. Kjo ishte ndeshja debutuese për trajnerin e ri të skuadrës, Korab Hasanaj, i cili pas sfidës u shpreh modest dhe theksoi frymën e bashkëpunimit brenda ekipit.

“Ky sukses nuk është i imi, por i gjithë ekipit. Fitorja e parë si trajner është një motivim i madh për punë edhe më të madhe. Bashkë jemi më të fortë!”, deklaroi Hasanaj.
Përveç Flamurtarit, vëmendje të veçantë morën edhe dy duele të tjera të javës së parë:
Ulpiana barazoi pa gola me Rahovecin, një sfidë mes dy pretendentëve për ngjitje në Ligën e Parë.
Ndërkohë, Fushë Kosova u befasua në udhëtim nga Drini i Bardhë, që fitoi 2-1 në Prizren.

Të gjitha rezultatet e javës së parë në Ligën e Dytë:
Kosova VR – Deçani 1-3
Arbëria – Shqiponjat 0-0
Mitrovica – Top Football 4-1
Vllaznia – Dukagjini Gj. 3-0
Lepenci – Flamurtari 2-3
Drini i Bardhë – Fushë Kosova 2-1
Ulpiana – Rahoveci 0-0
Dardania – Podujeva 1-1
Rilindja – Sharri 2-4