
Serbia do të presë Anglinë në orën 20:45 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
“Tre Luanët” vijnë si favoritë, pas katër fitoreve të arritura në Grupin K.
Kjo përballje ka rëndësi të madhe edhe për Shqipërinë, e cila do të luajë ndaj Letonisë, dhe kuqezinjtë e Silvinjos shpresojnë që anglezët të fitojnë.
Ndërkohë, trajnerët Stojkoviç dhe Tuhel kanë publikuar formacionet për këtë takim që do të zhvillohet në Beograd.