Kalo te përmbajtja
Sunday, 14 June 2026
Kombëtaret

Futbollisti i Andorrës premton luftë: Do të luajmë kundër Shqipërisë sikur të ishte finale

Futbollisti i përfaqësueses së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë të fortë para ndeshjes ndaj Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, duke theksuar se ekipi i tij do të japë maksimumin për një rezultat pozitiv.

“Nuk mund t’ju premtoj rezultatin – kjo nuk do të ishte e ndershme – por mos dyshoni në përkushtimin dhe përgatitjen tonë. Do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë, si në çdo ndeshje tjetër, qoftë ajo miqësore apo zyrtare. Do të përgatitemi dhe do të luajmë kundër Shqipërisë sikur të ishte finale” – u shpreh Vales për Mozzart Sport nga Serbia.

“Atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe jemi të motivuar për të bërë një paraqitje të mirë para tifozëve tanë, që të vazhdojmë të përparojmë së bashku.”

Pyetur nëse shokët e tij nga klubi boshnjak Tekstilac i kanë kërkuar “ndihmë” për Serbinë, ai është përgjigjur:

“Sigurisht që kemi folur ndonjëherë në dhomën e zhveshjes për këtë temë, por gjithmonë me respekt. Ne jemi profesionistë, dhe respekti mes bashkëlojtarëve është ajo që na bën më të mirë. Është normale që djemtë duan të na shohin të marrim një rezultat të mirë, sepse duan më të mirën për përfaqësuesen e tyre.”

Standings provided by Sofascore

Në grupin K, Serbia dhe Shqipëria kanë luajtur nga 6 ndeshje. Shqipëria është në vendin e dytë me një pikë më shumë se Serbia, dhe me dy ndeshje të mbetura. Ndeshja në Andorrë është vendimtare për të dyja përfaqësueset.

andorra shqiperia

Shqipëria dhe Andorra kanë zhvilluar 7 përballje nga viti 2002 deri më 2025. 5 fitore ka arritur Kombëtarja, një barazim në kualifikimet Euro 2020, 2-2 dhe një fitore e Andorrës në miqësoren dhe përballjen e parë më 2002, 2-0.