6. September 2026

Futbollisti që zgjodhi Kroacinë para Zvicrës, mbështetë vendimin e Avdullahut për t’iu bashkuar Kosovës!

Mladen Petriq
#post_seo_title

Leon Avdullahu nuk është lojtari i vetëm që ka zgjedhur të largohet nga Zvicra për të përfaqësuar një komb tjetër në nivel ndërkombëtar. Para tij, futbollistë si Eman Koshpo, Ivan Rakitiq, Amir Abrashi dhe tani eksperti i “Blue Sport”, Mladen Petriq, vendosën të luanin për vendlindjen e prindërve të tyre.

“Për secilin lojtar, mund të ketë arsye të ndryshme. Disa lëvizin sepse shohin mundësi më të mira për të luajtur, ndërsa të tjerë besojnë se kanë më shumë shanse për sukses me ekipin e Zvicrës,” tha Petriq në një intervistë për “Blue Sport”.

Ish-futbollisti kroat, i cili zhvilloi 45 ndeshje për Kroacinë, shtoi se kishte luajtur më parë për Zvicrën U17 dhe U21 para se të paraqitej për Kroacinë.

Shaqiri: Zgjedhja e Avdullahut tregon se ku pa më shumë mundësi!

“Vetëm lojtari mund të ndjejë dëshirën për të luajtur për atdheun e tij. Është vendimi i tij dhe duhet të respektohet. Arsye mund të ketë shumë dhe shpesh nuk i dimë. Sigurisht, është një humbje për futbollin zviceran, por vendimi mbetet i lojtarit,” vijoi Petriq.

Mladen Petriq u zhvillua si futbollist në Zvicër, duke luajtur për Badenin, Grasshopperin dhe Baselin, ndërsa më pas vazhdoi karrierën e tij te Dortmund, Hamburg, Fulham, West Ham United dhe në përfundim te Panathinaikosi.

Leon Avdullahu