Të hënën, më 24 nëntor, FC Prishtina 01 do të zhvillojë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në kuadër të UEFA Futsal Champions League.
Skuadra kosovare përballet me ekipin letonez, FC Riga Futsal, në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ës.
Takimi do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 20:15. Kjo sfidë përfaqëson një moment historik për përfaqësuesin kosovar në futsall, i cili synon të arrijë më tej në garën elitare evropiane.
Shitja e biletave do të bëhet ditën e ndeshjes, në hyrje të Pallatit të Rinisë, me çmim prej 2 eurosh për biletë.
