Futsall: FC Prishtina 01 zbretë tre vende më poshtë

Klubi i futsallit, tre-herë rresht kampionët e Kosovës, FC Prishtina 01, megjithëse kanë zbritur për tre vende në ranglistën e skuadrave më të mira të futsallit në Evropë, sërish mbesin lart si skuadra më lart e ranguar kosovare në të gjitha garat ekipore.

Është ky sukses i madh në renditjen zyrtare të UEFA Futsal Champions League 2025/26, duke u renditur në vendin e 19-të në gjithë Evropën me koeficient 8.583.

Kjo është pozita e dytë më e mirë, pasi në sezonin e shkuar, “01”  ishte në vendin e 16-të.


Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.