Kalo te përmbajtja
Dienstag, 28 Juli 2026
Kombëtaret

Ka ndërruar jetë tifozi i njohur i Kombëtares së Shqipërisë, Artan Salihu – “Jahushi”

Kombëtarja shqiptare ka humbur njërin prej tifozëve më të njohur dhe më të flaktë.

Artan Salihu, i njohur me nofkën “Jahushi”, ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm – lajm i konfirmuar nga familja e tij.

“Jahushi” ishte një figurë karizmatike në mesin e tifozëve kuqezi, i cili që nga vitet e para të pasluftës nuk mungoi asnjëherë pranë Kombëtares shqiptare, duke e mbështetur me pasion të jashtëzakonshëm.


Për humbjen e tij kanë reaguar edhe “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët përmes një postimi shprehën dhimbjen dhe mërzinë për largimin nga jeta të njërit prej simbolëve të tribunave kuqezi.

Portali Kërlaçki i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të tifozëve shqiptarë.