Genc Nuza me shokë cakohen ta gjykojnë ndeshjen e Ligës së Konferencës

genc nuza
Genc Nuza

UEFA vazhdon të vlerësojë gjyqtarët nga Kosova, duke u dhënë atyre ndeshje të rëndësishme në garat evropiane.

Këtë javë, Genc Nuza, një nga gjyqtarët më të njohur dhe më të suksesshëm kosovarë, do të ndajë drejtësinë në fazën e Ligës së Konferencës, në përballjen mes Lausanne dhe Breidablik, që zhvillohet në Zvicër.

Nuzës do t’i bashkohen edhe kolegët e tij kosovarë: Bujar Selimaj dhe Fatlum Berisha si asistentë, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella. Në dhomën e VAR-it do të jenë Darsan Qaka dhe Visar Kastrati, duke siguruar drejtësi maksimale gjatë gjithë ndeshjes.

Takimi mes Lausanne dhe Breidablik zhvillohet të enjten, nga ora 18:45.

Ky delegim është edhe një dëshmi e qartë se gjyqtarët kosovarë po fitojnë gjithnjë e më shumë respekt dhe besim në arenën ndërkombëtare të futbollit.