Gjilani ka komunikuar angazhimin e futbollistit Haris Isufi. 17 vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut, ishte lajmëruar më herët nga Kërlaçki për marrëveshjen e arritur.
17-vjeçar ka treguar potencialin e tij të vërtetë me 2 Korrikun, sidomos në UEFA Youth League, ka vendosur të jetë pjesë e skuadrës së Superligës tonë, SC Gjilani. Mësohet po ashtu se edhe Prishtina ka qenë njëra ndër skuadra e interesuara për talentin e pakrahasuar të djalit të ish-bomberit të FC Prishtina, Sheremet Isufi.