
Gjilani ka regjistruar fitoren e parë këtë edicion, duke mposhtur Prishtinën me rezultat bindës 3-1. Për skuadrën kryeqytetase, kjo ishte humbja e parë pas dy fitoreve radhazi.
Një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes ishte Armend Thaqi, i cili vulosi fitoren me golin e tretë nga një goditje e lirë spektakolare. Pas ndeshjes, ai u prononcua për Kërlaçkin, duke ndarë emocionet e fitores.

Reagimi i Armend Thaqit
“Sezonin nuk e filluam mirë, sidomos humbja në Klinë ishte shumë dëshpëruese. Megjithatë, kjo ndodhi dhe duhet ta pranojmë. Sot, në ndeshjen e tretë, ishim dominues pothuajse gjatë gjithë kohës, përveç 20 minutave në pjesën e dytë kur Prishtina mori iniciativën, por pa rrezik serioz. Ishte një ndeshje e vështirë, sidomos pas rezultateve të para, por e kaluam me sukses. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse kemi fituar vetëm një ndeshje – një fitore që e kishim për detyrë”, tha Thaqi.
Mbrojtësi i krahut shtoi se këtë sezon sheh një Gjilan më të fortë dhe më të disiplinuar krahasuar me vitin e kaluar:
“Gjilanin e shoh ndryshe dhe më lart se sezonin e kaluar, por duhet shumë punë dhe disiplinë që në fund të arrijmë diçka madhore. E rëndësishme është se po punojmë me seriozitet të madh, bashkë me gjithë stafin teknik.”
KRONIKA: GJILANI – PRISHTINA 3-1