Gjilani në avantazh pas 45 minutave ndaj Ballkanit

Gjilani ka mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale ndaj Ballkanit, në takimin hapës të javës së parë të Superligës së Kosovës.
Pas një fillimi më të mirë nga Ballkani, që rrezikuan me një goditje të lirë në minutat e para, vendasit fituan penallti në minutën e 28-të pas një faulli ndaj Aganspahiç. Sulmuesi nuk gaboi nga pika e bardhë dhe shënoi golin e parë të sezonit për skuadrën gjilanase.
Ballkani u përpoq të reagojë menjëherë dhe ishte Kryeziu ai që rrezikoi me një goditje të fortë në minutën e 32-të, por portieri Laroshi reagoi me siguri duke grushtuar topin.
Vendasit patën rast ideal edhe në fund të pjesëlojës së parë, por intervenoi në momentin e fundit portieri mysafir.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1–0 për Gjilanin, duke lënë gjithçka të hapur për 45 minutat e dytë.
Formacionet zyrtare:
-
Gjilani: Laroshi, Thaqi, Krivanjeva, Adili, Ibrahimi, Boshnjaku, Bilalli, Rrahmani, Prapashtica, Basa, Aganspahiç.
-
Ballkani: Iljazi, Smajli, Jashanica, Batarelo, Letaj, Deliu, Giovanni, Diene, Tolaj, Kryeziu, Serebe.


