Gjilani zyrtarizon transferimin e Astrit Thaqit, ashtu siç raportoi “Kërlaçki”

Astrit Thaqi
Astrit Thaqi

Gjilani ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit me përvojë, Astrit Thaqi, ashtu siç raportoi ekskluzivisht “Kërlaçki” ditë më parë. 

Thaqi kalon te gjilanasit nga Ballkani, ku ishte pjesë e suksesit historik të klubit në futbollin vendor dhe arenën ndërkombëtare.

Më herët, ai ka qenë pjesë edhe e Feronikelit dhe Dritës, duke qenë pjesë e rëndësishme e suksesit të këtyre skuadrave.

Me eksperiencën dhe stilin e tij luftarak në repartin defansiv, 27-vjeçari pritet të sjellë siguri në mbrojtjen e Gjilanit, në një sezon ku skuadra ka ambicie të qarta për rezultate të larta.

Thaqi shihet si një përforcim kyç për objektivat e klubit në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.

Komunikatë zyrtare | Astrit Thaqi bashkohet me Gjilanin!