
Futbolli shpesh prodhon histori të veçanta, dhe një prej tyre po vjen nga Italia, pak para rikthimit të Serie A pas pushimit të përfaqësueseve.
Në xhiron e ardhshme, Milani dhe Bologna do të përballen në një ndeshje që pritet të jetë e fortë, jo vetëm për objektivat evropianë të dy klubeve, por edhe për një arsye tjetër që e bën këtë duel edhe më interesant.
Adrien Rabiot dhe Jonathan Rowe, ish-shokë skuadre te Olympique Marseille, u përfshinë së fundmi në një përplasje të ashpër në dhomat e zhveshjes. Incidenti çoi në vendimin e klubit francez për t’u ndarë me të dy lojtarët: Rabiot kaloi te Milani, ndërsa Rowe u transferua te Bologna.
🔴⚫️ Tout le monde parle des retrouvailles entre Rabiot et Rowe lors de Milan-Bologne après la trêve… Mais rien ne prouve vraiment qu’ils se détestent 🤔
Ils se suivent toujours sur Instagram. Certains joueurs ont déjà arrêté de se follow pour bien moins qu’une bagarre 🔴🔵 https://t.co/6eQVu1fyqu pic.twitter.com/8fq9jNGuYu
— Actualité – Serie A (@ActualiteSerieA) September 2, 2025
Ironia e fatit është se ndeshja e tyre e parë në Serie A do të jetë pikërisht përballja direkte: Milan kundër Bologna, Rabiot kundër Rowe.
Ky takim tashmë ka fituar vëmendjen e mediave italiane, të cilat spekulojnë mbi raportin e tensionuar mes dy futbollistëve. Çdo përplasje mes tyre në fushë do të jetë nën lupën e arbitrave dhe tifozëve, pasi pritet që incidentet e Marsejës të mos përsëriten.
Ndeshja, përveç rivalitetit mes dy klubeve për zonën evropiane, do të sjellë edhe këtë kapitull të ri të një historie që nisi në Francë dhe po vazhdon në Itali.