Portieri i Moldavisë zbulon çfarë i tha Haaland pas çdo goli – shënoi pesë herë ndaj tij
Norvegjia shënoi një fitore të thellë 11:1 ndaj Moldavisë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, me Erling Haaland që shkëlqeu duke realizuar plot pesë gola.
Në qendër të vëmendjes pas ndeshjes ishte portieri moldav, Cristian Avram, i cili kapituloi plot njëmbëdhjetë herë, por megjithatë doli para kamerave norvegjeze, duke reaguar me sportivitet dhe humor.
“Përshëndetje, unë jam portieri i Moldavisë dhe sapo pësoja 11 gola”, tha ai me buzëqeshje për televizionin TV2, përcjellë Kërlaçki.
Haaland i kërkonte falje pas çdo goli
Avram zbuloi edhe një episod interesant nga fusha:
“Në çdo gol që shënoi, Haaland më kërkoi falje. Më thoshte: ‘Nuk është faji im, duhet të shënoj sepse na nevojitet diferenca e golave.’ E kuptoj plotësisht”, tregoi ai.
Sulmuesi norvegjez realizoi për 2:0, 3:0, 4:0, 6:0 dhe 10:1, duke e detyruar Avramin të nxirrte topin nga rrjeta pesë herë vetëm prej tij.
Reagimi pas ndeshjes
I pyetur nga gazetarët se si ndihej pas një disfate kaq të rëndë, Avram tha me qetësi:
“Çfarë mund të them? Nuk do të vdes. Duhet të mbetem i fortë. Pas pak ditësh më pret një tjetër ndeshje… por, po, 11 gola janë shumë.”