Henry s’ka dilema: Topin e Artë e fiton Dembele

thierry henry
Thierry Henry

Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të zhvillohet të hënën e ardhshme, ku një numër i madh yjesh të futbollit do të garojnë për çmimin më prestigjioz individual.

Në listën e kandidatëve përfshihen Ousmane Dembele, Lamine Yamal, Kylian Mbappe dhe Mohamed Salah. Dembele e udhëhoqi Paris Saint-Germain drejt një sezoni historik me katër trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve, ndërsa Yamal shkëlqeu me Barcelonën dhe ishte një nga figurat kyçe të triumfit të Spanjës në Euro 2024. Nga ana tjetër, Mbappe dhe Salah dhanë kontribut vendimtar për Real Madridin dhe Liverpoolin në sezonin e kaluar.

Pas ndeshjeve të së enjtes në Ligën e Kampionëve, Jamie Carragher dhe Thierry Henry diskutuan për fituesin e mundshëm në “CBS Sports”. Prezantuesja Kate Scott i vuri përballë dhe i sfidoi të zgjedhin favoritët e tyre.

Carragher përmendi gjashtë emra: Dembele, Mbappe, Salah, Yamal, Raphinha dhe Achraf Hakimi, por në fund u shpreh se e shihte Dembelen si kandidatin më të fortë për çmimin.

Ndërsa Henry nuk kishte asnjë dilemë. “Nuk kam nevojë as të flas,” tha ai, duke treguar qartë për bashkëkombësin e tij, Ousmane Dembele, si fituesin e merituar të Topit të Artë 2025.

Dembele zhvilloi një sezon spektakolar, duke shënuar plot 35 gola në të gjitha garat dhe duke u bërë lideri absolut i PSG-së.