Humbja e dytë në Evropian, Kosova mposhtet edhe nga Kroacia

Kosova U16
Kosova U16

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në Kampionatin Evropian të Divizionit B, që po zhvillohet në Shkup.

Të premten, basketbollistët e rinj u mposhtën nga Kroacia me rezultat 72:61, në ndeshjen e dytë të Grupit C, ku Kosova ndodhet bashkë me Holandën, Kroacinë, Danimarkën, Islandën dhe Ukrainën.

Kosova e nisi ndeshjen dobët, duke humbur çerekun e parë me 19:10. Kroacia vazhdoi dominimin edhe në çerekun e dytë (20:19), ndërsa Kosova reagoi në periodën e tretë, të cilën e fitoi 19:18. Çereku i katërt u mbyll 15:13 në favor të kroatëve, që siguruan fitoren e dytë në grup. Edhe pse përballja ishte e baraspeshuar deri në fund, humbja në çerekun e parë rezultoi vendimtare për Kosovën.

Almir Dullovi shkëlqeu me 27 pikë, 2 kërcime dhe 2 asistime, ndërsa Blin Aliu kontribuoi me 11 pikë, 1 kërcim dhe 1 asistim.

Kosova kishte pësuar edhe në ndeshjen e parë të grupit, të enjten, ndaj Holandës me rezultat të ngushtë 61:57.

Ndeshjen e radhës Kosova U16 e zhvillon të shtunën ndaj Danimarkës, ndërsa Kampionati Evropian i Divizionit B do të zgjasë deri më 16 gusht.

FBK
FBK